MENU
klinika

Gjermania pritet të…

Varianti i ri i koronavirusit detyron shumë shtete të ashpërsojnë masat!

03.01.2021 - 11:23

Shtetet në mbarë botën po ashpërsojnë masat kundër koronavirusit, teksa vaksinimi ka nisur në Evropë, Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera.

Përveç rritjes së rasteve të reja, shtetet po vendosin kufizime për shkak të përhapjes së variantit të ri të koronavirusit, që është më i transmetueshëm.

Shtetet në mbarë botën po vendosin masa të reja apo po i zgjerojnë masat që tashmë i kanë në fuqi, teksa numri i përgjithshëm i viktimave në botë nga virusi ka arritur në mbi 1,8 milion.

Gjermania pritet ta vazhdojë izolimin teksa guvernatorët e shteteve pritet të takohen me kancelaren, Angela Merkel javën e ardhshme. Masat e vendosura në këtë shtet, që prej mesit të dhjetorit të vitit të kaluar, kanë dështuar që të frenojnë përhapjen e virusit.

“Duke pasur parasysh numrin e lartë të rasteve, është e rëndësishme që të zgjerojnë kufizimet dhe masat”, tha më 2 janar për RTE Aktuell, ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.

Numri mesatar i infektimeve të reja në 100,000 banorë për një javë, në Gjermani është 140, pothuajse tri herë më i lartë sesa që kishte planifikuar qeveria që të lehtësojë masat.

Shtetet tjera në Evropë po ashtu po ashpërsojnë masat. Franca ka zgjeruar masën e orës policore në 15 departamente për të luftuar rritjen e rasteve të reja. Qeveria ka urdhëruar që kjo masë të aplikohet në rajonet, që janë në kufi me Gjermaninë, Belgjikën dhe Zvicrën.

Greqia po ashtu ka vazhduar masën e izolimit deri më 10 janar, duke mbyllur sallone të floktarisë, libraritë dhe Kishat.

Në Mbretërinë e Bashkuar, ku fillimisht është identifikuar varianti i ri i koronavirusit, për të pestën ditë me radhë është shënuar numër rekord i infektimeve ditore. Më 2 janar, ky shtet regjistroi 57,725 raste të reja. Qeveria britanike po përballet me thirrje për të mbyllur të gjitha shkollat, për të luftuar përhapjen e virusit.

Në kryeqytetin e Tajlandës, Bankok, janë mbyllur shkollat, baret, klubet e natës dhe restorantet. Ndërkaq, në Tokio të Japonisë, guvernatori kërkoi nga Qeveria japoneze që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme.

Në Shtetet e Bashkuara – shtetin e goditur më së keqi nga pandemia – janë regjistruar mbi 200,000 infektime brenda ditës dhe 2,600 viktima.

Epiqendra e shpërthimeve të reja të virusit në SHBA është Kalifornia, ku spitalet janë të stërmbushura me pacientë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!