Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në ditën e saj të fundit në këtë detyrë ka zhvilluar një videokonferencë me ushtarakët në misionet paqeruajtëse dhe zyrtarë të lartë të NATO-s.
Kjo konferencë online është traditë e përvitshme për çdo Vit të Ri, dhe Xhaçka e ka mbajtur këtë edhe në ditën e fundit të saj si ministre e mbrojtjes pasi nesër në parlament do të votohet si ministrja e re e jashtme.
Ajo thotë se pavarësisht se nuk do jetë më në këtë detyrë do jetë një mike shumë e mirë dhe avokatja më e flaktë e FA.
Në takimin online, ku kanë marrë pjesë drejtues të forcave, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj, ka siguruar vijimin e vëmendjes për efektivët dhe familjarët e tyre. Aktualisht FA përfaqësohet me 200 efektivë në kuadër të misioneve të NATO-s dhe BE-së në disa vende të botës.