MENU
klinika

Detajet

‘20 mijë lekë për provim’, burg sekserit në Korçë

19.10.2018 - 11:55

 ‘Arrest me burg’, kjo është masa që Gjykata e Korçës ka caktuar për infermierin e spitalit të këtij qyteti, i cili akuzohet se u merrte para studentëve në këmbim të notës kaluese në provim.

Togat e zeza pranuan kërkesën e Prokurorisë për 31 vjeçarin Alku Gjalli.

Infermieri u arrestua katër ditë më parë nga policia e Korçës, me akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshem ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.


Nga hetimet e kryera në lidhje me këtë rast, rezulton se shtetasi i mësipërm kundrejt shumave nga 15.000 deri në 20.000 lekë, iu premtonte studentëve, se do i kalonte në provimet e Fakultetit të Infermierisë-Korçë, në lëndë të ndryshme.

Alku Gjalli akuzohet për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN