Mutacioni i Covid sa vjen edhe po përhapet më shumë. 4 raste janë zbuluar ditën e sotme në Greqi. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke të cilat shkruajnë se rastet e para të mutacionit janë zbuluar nga Instituti për Kërkime Mjekësore dhe Teknologjike në Athinë.
4 rastet e para të mutacionit në Greqi janë izoluar dhe mbi ta po kryhen studime.
Mediat greke shkruajnë se ende nuk dihet se nga e kanë marrë mutacionin personat e infektuar.
Gjithashtu ato kanë shkruar se zbulimi i mutacionit të Covid në Greqi mund të bëjë që qeveria ta fusë vendin në një karantinë të plotë, për të ndaluar përhapjen e llojit të ri të Covidit. Mutacioni i ri i koronavirusit që u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, mendohet të jetë 70 për qind më i transmetueshëm.
Lidhur me këtë rast, shumë vende të botës kanë vendosur që t’i ndalojnë udhëtimet me Mbretërinë e Bashkuar.