MENU
klinika

La Liga, Java 17

Messi rikthehet me asist, Barça -10 pikë nga kreu

03.01.2021 - 23:01

Barcelona është rikthyer te fitorja. Me rikthimin e Lionel Messit, edhe katalanasit marrin 3 pikët, në një ndeshje në transfertë që vlen shumë në këtë fillim viti.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 27-të. Kanë qenë katalanasit që kanë kaluar në avantazh falë një goli të De Jong. Holandezi ka shënuar me lehtësi pas asistit perfekt të Leo Messi-t.

Në fakt, ky ka qenë goli i vetëm i takimit. Një gol me vlerën e tri pikëve, që ngjit Barcelonën në vendin e pestë, 10 pikë larg kreut, që mbahet nga Atletico Madrid.