MENU
klinika

Një lajm i mirë

Shtyhet me 3 muaj vlefshmëria e kolaudimit të automjeteve

04.01.2021 - 11:05

Blendi Gonxhe, kreu i DPSHTRR njofton se të gjithë qytetarëve që u ka skaduar afati i kolaudimit të mjeteve, do u lihet dhe tre muaj kohë që të paraqiten pranë pikave të kontrollit teknik të mjeteve.

Në një intervistë, Gonxhe ka zbuluar se të gjithë atyre shoferëve dhe përdoruesve të mjeteve që u ka kaluar afati i kolaudimit, nëpërmjet një vendimi të Këshillit të Ministrave u lihet dhe 3 muaj kohë të lëviznin në rrugë.

“Shërbimi i kolaudimit është mbyllur, nuk ka si punon rezervimi kur s’ka shërbim. Çdo njoftim do jepet online. Qytetarët nuk kanë pse të merakosen sepse ka dalë vkm që u jep të tërëve +3 muaj shtesë vlefshmërie të certifikatave që kanë të 2020-ës. Ata paguajnë vetem taksat vjetore dhe kolaudimin do e bëjnë me pas”, sqaron Gonxhe.

Kujtojmë se nga data 1 janar 2021, shërbimi i kolaudimit të mjeteve i ka kaluar shtetit. Kontrata me koncesionarin SGS ka përfunduar.

“Së pari, me këtë VKM çdo certifikate aktuale fiton edhe 3 muaj vlefshmëri. Kjo bëhet për dy arsye, 1. U kthejme përdoruesve të mjeteve këtë kohë meqënëse gjatë 2020-es pati bllokime qarkullimi, 2. i jepet kohë shërbimit të ri të kolaudimit të përgatitet për rifillimin, duke i dhënë kohë edhe daljes së ndryshimeve në kodin rrugor që është miratuar si draft në qeveri dhe pret kalimin në parlament këto javë të janarit”, ka thënë kreu i DPSHTRR.

WhatsApp-Image-2021-01-04-at-10.42.25-640x878.jpeg

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN