04.01.2021 - 13:45
Ministrja e Arsimit Evis Kushi është ndalur sot tek rritja e pagave për mësuesit.
Ajo ka njoftuar përmes një postimi në mediat sociale se 2021 do të nisë mbarë për mësuesit.
Dhe kjo sepse pagat e tyre do të rriten me 15%.
“Viti 2021 fillon mbarë edhe me rritjen e pagës së mësuesve prej 15%! Puna e palodhur, përkushtimi dhe sakrificat e pareshtura të çdo mësuesi në vend do të kenë gjithmonë vëmendjen tonë! Mirënjohje për secilin!”, shkruan Kushi.