04.01.2021 - 16:23
BE shqyrton vaksinën e dytë nga COVID-19, atë të prodhuar nga kompania Moderna.
Më herët në 2020 autoritetet europiane miratuan vaksinën e Pfizer/BioNTech e cila po përdoret në të gjitha shtetet anëtare.
Këtë të hënë u mbajt mbledhja në EMA teksa është vendosur një afat deri në 12 janar për të pranuar ose jo vaksinën e Moderna.
Ndërkohë në SHBA kjo vaksinë është miratuar tashmë.