MENU
klinika

Infektimet

Tjetër pozitiv, Juve me mungesa ndaj Milan

05.01.2021 - 17:05

Juventus është përfshirë nga një valë e dytë e infektimeve të koronavirusit. Pas Alex Sandro, edhe Juan Cuadrado ka rezultuar me Covid-19 dhe do të mungojë në sfidën e nesërme ndaj Milanit në “San Siro”.

Problem për Juventusin dhe Pirlon sidomos në krahë, ku tashmë ka mbetur vetëm Danilo dhe do të duhet të luajë Frabotta në njërën anë. Probleme ka pasur edhe Dybala dhe vetëm para ndeshjes do të merret vendimi.

“Klubi i Futbollit Juventus njofton se, gjatë kontrolleve të parashikuara nga protokolli në fuqi, doli pozitiviteti ndaj lojtarit Juan Cuadrado me Covid 19. Lojtari tashmë është vendosur në izolim dhe është asimptomatik” – shkruhet në njoftimin e klubit.