Thashethemet e fundit nga Spanja tregojnë divorcin e bujshëm në fund të sezonit mes Real Madrid dhe Sergio Ramos, me mbrojtësin e gatshëm të bashkohet me Paris Saint-Germain së bashku me Lionel Messi.
Kapitenit të Los Blancos, si dhe Messit, u skadojnë kotratat në qershor të këtij vitit. Në një takim me Florentino Perez, Ramos se ka refuzuar ofertën e fundit të rinovimit duke mbyllur.
Detajet u treguan nga El Chiringuito, zakonisht të informuar mirë për gjërat te Real Madrid. Në takimin mes presidentit dhe lojtarit, Ramos mësohet t’i kishte thënë Perez:
“Unë nuk do ta pranoj propozimin që më ke bërë dhe do të filloj të dëgjoj ofertat që do të më vijnë. Duke filluar me PSG: Me mua dhe Messin ata do të bëjnë një ekip të shkëlqyeshëm”.
Florentino i është përgjigjur: “Nëse merrni një ofertë të mirë, ne do ta mirëkuptojmë.” Nga ana tjetër, El Larguero de la SER është më i kujdesshëm: kapiteni i blancos nuk i është përgjigjur ende ofertës së klubit, një ulje e pagës për dy vjet, rreth 10% më pak se paga aktuale prej 15 milionë euro në sezon.