Si do të ndryshonte renditja e Serisë A nëse të gjithë shtyllat dhe traversat të goditura në këto 15 javë të para do të ishin transformuar në gola? Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje Gazzetta dello Sport.
Disa klube do ta pësonin, disa më pak. Ndërsa për të tjerë nuk do të kishte asnjë ndryshim. Ky është rasti i Atalanta-s, Inter-it dhe Cagliari-t.
Do të kishin të njëjtat pikë, ndryshe nga disa skuadra të tjera. Mbreti i shtyllave është Calhanoglu, 5 shtylla të goditura (3 vetëm kundër Parmas). Skuadra që ka goditur më shumë shtylla është Milan-i i Pioli-t (12).
RENDITJA
41 (37) MILAN +4
36 (36) INTER =
32 (27) JUVENTUS +5
31 (30) ROMA +1
29 (28) NAPOLI +1
25 (25) ATALANTA =
24 (23) VERONA +1
21 (26) SASSUOLO -5
18 (11) SPEZIA +7
18 (17) SAMPDORIA +1
18 (16) BOLOGNA +2
17 (15) FIORENTINA +2
16 (15) UDINESE +1
16 (18) BENEVENTO -2
15 (22) LAZIO -7
14 (14) CAGLIARI =
14 (11) TORINO +3
13 (14) PARMA -1
10 (11) GENOA -1
5 (10) CROTONE -5