MENU
klinika

Deklarata e fortë e OBSH

Kina bllokon ekipin e shkencëtarëve për të hyrë në vend

06.01.2021 - 09:17

Kina ka bllokuar hyrjen në vend të ekipit të OBSH-së që do të studionte origjinën e koronavirusit.

Sipas Skynews, një ekip ekspertësh ka planifikuar një udhëtim për të hetuar origjinën e COVID, së bashku me qeverinë kineze.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka thënë se ai është “shumë i zhgënjyer” që Kina u ka mohuar ekspertëve te organizates aksesin për të hetuar origjinën e covid.

Një ekip prej dhjetë personash me shkencëtarë dhe virologë ndërkombëtarë duhej të nisej në fillim të janarit si pjesë e një misioni të shumëpritur për të hetuar rastet e hershme të koronavirusit, raportuar së pari mbi një vit më parë në provincën Wuhan të Kinës.

Por zyrtarët kinezë nuk kanë përfunduar ende miratimin e lejeve te nevojshme për ekipin për të hyrë në vend, pavarësisht se OBSH ka biseduar me zyrtarë kinezë që nga korriku.

Dhe në një kritikë të rrallë ndaj Pekinit, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, shprehu zhgënjimin e tij per kete vonese, shkruan Skynews.

“Sot, ne mësuam se zyrtarët kinezë nuk kanë përfunduar ende lejet e nevojshme për mbërritjen e ekipit në Kinë. Unë jam shumë i zhgënjyer per këtë lajm” tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë paralajmëruan zyrtarët amerikanë më 2018-ën?

“Po bëhen studime të rrezikshme në laboratorin e Wuhanit”