MENU
klinika

Denaj sqaron detajet për projektin e segmentit Vlorë-Orikum

“Mos e pengo Vlorën Ilir, sepse s’është ledh i LSI-së”

06.01.2021 - 11:14

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka dalë sot në një komunikim me publikun për të sqaruar se çfarë po ndodh lidhur me projektin e rindërtimit në segmentin Vlorë – Orikum, për të cilin kryeministri Rama ka akuzuar kreun e shtetit se po e bllokon.

Në mbishkrimin e videos në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama i përgjigjet kreut të shtetit, dhe thotë: “Mos e pengo Vloren Ilir, sepse Vlora s’është ledh i LSI-së, po është konaku i Shqipërisë”.

Sipas Ramës, “projekti financohet nga Fondi Saudit dhe është bllokuar nga Ilir Meta, për arsyen e kuptueshme kollaj fare nga çdo qytetar i Vlorës e i Shqipërisë, nëse s’është kaçak i LSI-së“.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Rama dhe Ministria e Financave, deklarata kontradiktore"

Presidenti hap letrat: Si gënjeu Kryeministri për investimet në Vlorë!