Nuk i dhanë vizë për në Amerikë dhe Abdulmanap Nurmagomedov, babai dhe trajneri i yllit të UFC, Khabib Nurmagomedov, e ka ndjekur sfidën nga Dagestani i Rusisë. Atij nuk i ka ardhur fare mirë për veprimet e të birit pas ndeshjes dhe ka ftuar Conor McGregor të marrë pjesë në një garë në vendlindjen e tij në Dagestan.
Abdulmanap Nurmagomedov nuk mban inat ndaj irlandezit për fyerjet që ai ia kishte bërë atij dhe birit të tij para ndeshjes së fundit në Las Vegas, ku Khabib fitoi në raundin e katërt. McGregor e kishte tallur dhe fyer yllin rus dhe babanë e tij para sfidës së 6 tetorit në Las Vegas, duke e quajtur frikacak qaraman babanë e Khabibit dhe duke u tallur me fenë e tyre islame.
“Mysafirë të nderuar, i ftoj përsëri në këtë turne mikun tonë të ngushtë faktorin dhe ish-luftëtarin e UFC-së, Oleg Taktarov dhe McGregor”, – dëgjohet Abdulmanap duke thënë në një video teksa i jep makinës.
“Kam thënë se e kam falur atë për të gjitha fyerjet, është me rëndësi të jesh zemërgjerë”, – shtoi ai. UFC po përgatit revanshin mes Khabib dhe McGregor, por kohët e fundit flitet për një tërheqje të Nurmagomedov.