06.01.2021 - 20:07
Spezia ka surprizuar Napolin ditën e sotme, duke e mposhtur me rezultatin 2-1 me përmbysje në stadiumin”Diego Armando Maradona”. Të kaltrit kaluan të parët në avantazh në minutën e 58-të me Petagna.
Ndërkohë që Nzola barazoi shifrat në të 68-ën nga pika e bardhë e penalltisë. 9 minuta më vonë, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardijan Ismajli u ndëshkua me karton të verdhë duke lënë Spezian me 10 lojtarë.
Kur të gjithë prisnin golin e avantazhit të Napolit, Pobega i shtangu të gjithë, duke kaluar në epërsi Spezian në minutën e 82′, avantazh të cilin e ruajtën deri në fund.