MENU
klinika

Rama shigjeton BE nga Ankaraja, mbështet Erdoganin për FETO

“Turqia u gjend pranë Shqipërisë, jo si disa të tjerë që…”

07.01.2021 - 08:52

Kryeministri Rama sulmoi Bashkimin Europian nga Ankaraja në krah të Presidentit turk, Recep Tayip Erdogan.

Duke falënderuar Turqinë për ndihmën ndaj rindërtimit të pasojave të dy tërmeteve, por dhe përballimit të pandemisë së Covid-19, Rama tha se disa vende të tjera u mbyllën në vetvete duke penguar dhe kalimin e ndihmave.

“Solidariteti i Turqisë mike dhe i Presidentit Erdogan nuk është shprehur vetëm kur Turqia nuk ka pasur një problem të vetin, por edhe kur Turqia njësoj si ne u godit nga koronavirusi, Presidenti dhe Republika e Turqisë i qëndruan pranë Shqipërisë dhe nuk vepruan si disa të tjerë, që njësoj siç u thanë njerëzve të mbyllen në shtëpi, mbyllën dhe shtetet e tjera dhe ndaluan deri edhe kalimin e ndihmave mjekësore për ata që kishin nevojë. Kjo ka qenë shumë domethënëse për ne, siç është domethënës edhe fakti që sot një nga temat e diskutimit ka qenë bashkëpunimi i afërt mes dy vendeve dhe mbështetja e Turqisë për Shqipërinë në gjithë procesin e kësaj lufte të madhe me këtë armik të padukshëm, pa u kursyer”, tha Kryeministri.

Kjo nuk ishte hera e parë kur kreu i qeverisë shigjetonte Bashkimin Europian. Një javë më parë, duke lajmëruar sigurimin e 500 mijë vaksinave, Rama tha:

“I hymë detit në këmbë dhe ia dolëm të cekim pak tokë pa asnjë ndihmë nga BE-ja. Ndryshe nga shembulli i keq ndaj Ballkanit, ne nuk do t’ia kthejmë shpinën Kosovës. Ne nuk do të humbim kohë, sepse sigurimi i vaksinës pa pritur që të kujtohet BE-ja për ne, ishte një sfidë menaxhimi”, tha Rama më 1 janar.

Por Rama ka mbështetur presidentin Erdogan kundër organizatës FETO të Gylenit. “Ne, bashkë me autoritetet shqiptare dakordohemi se organizata terroriste e FETO-s përbën një kërcënim për të dyja vendet. Ne nuk do të lejojmë që FETO të helmojë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Me këtë rast, Turqia, me në krye fondacionin e Maarif dhe të gjitha institucionet e tjera, do të jenë pranë Shqipërisë. Me këtë rast, fondacioni i Maarif që ka marrë Universitetin e New York në Tiranë, nesër, bashkë me Universitetin Teknik të Stambollit, do të vijë edhe rektori këtu e do të hidhen hapat e parë të bashkëpunimit mes dy vendeve”, u shpreh Presidenti turk.