MENU
klinika

"U vërtetua ajo që dihet"

Kurti: Zgjedhja e Qeverisë koti ka qenë kot

07.01.2021 - 12:46

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar përmes Facebook-ut pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, raporton Gazeta Express.

Kurti ka thënë se pas shtatë muajsh është vërtetuar se zgjedhja e qeverisë Hoti ka qenë e paligjshme dhe jokushtetuese.

Ai thotë se zgjedhjet e parakohshme janë të vonuara e referendum.

“Pas shtatë muajve na u dëshmua ajo që dihej nga fillimi. Zgjedhja e qeverisë koti ka qenë kot. Zgjedhje e paligjshme, jokushtetuese.

Kemi humbur shumë vite, jo vetëm muaj. Këto zgjedhje nuk janë të parakohshme por të vonuara. Mirëpo, këto zgjedhje janë referendum. Me 14 shkurt politika e keqe ndodhet para gjyqit popullor”, ka thënë ai.

I njejti shton se me 14 shkurt, festa e zemrës do të jetë kremte e demokracisë.

“Punë e arsim, drejtësi e shëndetësi. Kaq duan qytetarët. Qeveria jonë e re do të jetë shërbim i mirë. Sepse qytetari është mbreti i republikës. Me 14 shkurt, festën e zemrës e bëjmë edhe kremte të demokracisë”, ka thënë ai./GazetaExpress/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Valdete Daka: Nuk e kemi marrë vendimin...

A i lejohet Albin Kurtit të garojë në zgjedhje?


"Situata në Kosovë nuk është e mirë, forcat tona..."

Tensionet me Serbinë/ Çfarë paralajmëron ministri kroat

DW: Lojërat e Vuçiç, as në Lindje as në Perëndim

Politika e jashtme e Serbisë, “skizofrene” apo me strategji?

Nuk ishte në agjendën e Këshillit të Evropës

Ku gaboi Kosova që e humbi shansin për KiE?