“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: A shkakton vaksina anti-Covid reaksion te personat që kanë kryer ndërhyrje estetike?
Mjeku: Administrata e Ushqimit dhe Barnave ka lajmëruar të gjithë personat të cilët kanë ndërhyrje estetike në fytyrë se mund të marrin pa problem vaksinën e COVID-19.
Sipas tyre, shanset që kjo vaksinë të krijoj raksione apo enjtje të pjesëve të fytyrës të cilat janë rimodeluar nëpërmjet ndërhyrjeve estetike janë shumë të vogla.
Nga statistikat e Shoqatës Amerikane të Kirurgëve Plastikë, rreth 2.7 milion amerikanë kryejnë ndërhyrje estetike çdo vit dhe ky numër është në rritje. Disa mjekë tani po spekulojnë se ky efekt anësor i çuditshëm mund të jetë provë se vaksina po funksionon duke shkaktuar një përgjigje të sistemit imunitar.
“Ne kemi dëgjuar vetëm për tre incidenca që ndodhën në provën e vaksinës Moderna Faza III. Kjo dmth se incidenca është shumë e rrallë,” sipas Dr. Herluf Lund, një kirurg plastik në St. Louis.
Lund inkurajon ata persona që kanë kryer ndërhyrje estetike të mos panikosen dhe të marrin të qetë injeksionet e vaksinës kundër COVID.
“Lloji i ënjtjes së fytyrës që i ndodhi pacientes e cila mori vaksinën ishte e lehtë dhe jo shqetësuese,” tha ai, “dhe ose u zgjidh pa trajtim ose mori disa trajtime orle”.
Kjo është një përgjigje e ekspertëve të cilët janë marrë me studimin e rasteve dhe tashmë kanë një përgjigje përfundimtare për të gjithë personat me ndërhyrje estetike të cilët janë të shqetësuar. Duket se këta persona lehtësisht mund të marrin injeksionin e vaksinës njësoj si të tjerët.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.