Kryeministri Edi Rama është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. Ky i fundit ka publikuar në Twitter edhe fotot nga takimi.
Dendias thotë se me kryeministrin Rama kanë diskutuar për marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë.
Po ashtu, diplomati grek thotë se në fokus të takimit ka qenë edhe perspektiva evropiane e Shqipërisë si dhe zhvillimet e fundit në rajon.
Kreu i qeverise ndodhet sot në Athinë pas vizitës zyrtare në Turqi. Rama do të pritet në një takim edhe nga homologu i tij, Kyriakos Mitsotakis.
Mes të tjerash bëhet e ditur se në fokus të bisedimeve mes Ramës, Mitsotakis dhe Dendias të jetë dekreti presidencial i Greqisë për zgjerimin e zonës detare. Kjo është hera e dytë që kryeministri Edi Rama shkon në Athinë menjëherë pas vizitës në Turqi.