MENU
klinika

Moti pritet të përkeqësohet

Përmbytjet/ Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet në këto zona

08.01.2021 - 19:27

Shirat e ditëve të fundit kanë sjellë pasoja të mëdha në vend.  

Shumë lumenj kanë dalë nga shtrati, duke përmbytur edhe tokat aty pranë.

Ndërkohë, Policia e Shtetit përmes një njoftimi zyrtar ka kërkuar nga përdoruesit e automjeteve që të shmangin akset problematike.

Në njoftim thuhet se problemet serioze janë kryesisht në jug të vendit, si dhe në qytete si Lezhë, Shkodër dhe Dibër.

Reagimi:

Shirat e rrëmbyeshëm që kanë rënë pandërprerë gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar problematika serioze, kryesisht në pjesën jugore të vendit, por edhe në Lezhë, Shkodër e Dibër.

Ashtu si autoritetet e emergjencave apo ato të infrastrukturës, edhe shërbimet e Policisë Rrugore kanë shtuar prezencën e shërbimeve në akset problematike.

Policia e Shtetit udhëzon qytetarët të shmangin lëvizjet në zonat e prekura nga vërshimi i ujërave, si dhe të bëjnë kujdes të shtuar e t’iu përgjigjen pa humbur kohë thirrjeve të autoriteteve shtetërore, në rast emergjencash.

#112PoliciaeShtetit

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!