MENU
klinika

I përgjigjet prof. Genc Sulçebe

Brataj kundër studimit të Akademisë së Shkencave për numrin e të infektuarve…

10.01.2021 - 10:42

Një studim i Akademisë së Shkencave thoshte se rreth 50% e popullsisë në Tiranë, qyteti më i madh në vend, ka kaluar koronavirusin duke arritur deri diku në imunizimin e tufës.

Për kreun e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ky studim nuk është i vërtetë, duke pretenduar se shifra thuajse sa gjysma.

Megjithatë, prof. Genc Sulçebe, thotë se studimi është i parë i këtij lloji në vendin tonë dhe se ai ka bazë shkencore përkundër deklaratës së Bratajt.

U tha nga Akademia e Shkencave 50% imunizim, po se ku u bë, me çfarë metodologjie dhe kush e kontrolloi nga ana shkencore?! Me sa di, janë 800 persona që u testuan dhe nuk mund të quhet studim dhe as bën një tregues për popullsinë”, deklaron Brataj duke shtuar se në optikën e tij, imunizimi nuk është më shumë se 20-25%.

Reagimi i plotë i Prof. Sulçebe:

Te dashur miq,

Dëgjova me date 9 Janar 2021 prononcimin ne media te Zotit Brataj lidhur me studimin e Akademisë se Shkencave mbi seroprevalencen e infeksionit COVID-19 në qytetin e Tiranës.

Lidhur me këte studim, ne radhë të pare duhet vene ne pah dhe lavdëruar iniciativën e Akademisë se Shkencave qe ne kushtet e veshtìra te pandemise dhe me mundesi modeste financiare mundesoi realizimin e ketij studimi te vetem ne Shqiperi, i cili hedh drite objektivisht mbi shtrirjen e infeksionit COVID-19 ne qytetin e Tiranes.

Studimi i Akademise se Shkencave u realizua ne 2 faza dhe eshte programuar me parametra te rrepte shkencore. Dihet qe kriteret epidemiologjike dhe statistikore ne radhë të pare i vënë rendesi perzgjedhjes se duhur te kampionit perfaqesues te popullates se sa madhesise se ketij kampioni.

Kriteri kryesor ne te dy fazat ishte perzgjedhja e rastesishme e nje kampioni popullate qe te perfaqesoje sa me mire popullaten e moshave 20 deri 70 vjec qe jane perdorues te mbulimit shendetesor publik ne qendrat shendetesore te qytetit te Tiranes. Ne te dy fazat studimi u realizua me perzgjedhjen “random” te qytetareve nga regjistrat e kater qendrave shendetesore te Tiranes urbane qe mbulojne 258 000 banore.

Ne fazen e pare, ne fund te qershorit 2020 seroprevalenca e antitrupave IgG anti SARS-CoV-2 ne keto grup mosha rezultoi 6,4% ndersa ne fazen e dyte, ne fund te dhjetorit 2020 49,6%. Kampioni i popullates i selektuar ne kete menyre ne fazen e dyte ishte prej 818 individesh dhe ai perfaqeson me interval te besueshem sigurie popullaten e moshave 20 deri 70 vjec te zonave urbane te qytetit te Tiranes.

Me cuditi denigrimi krejt subjektiv qe Z. Brataj i ben ketij studimi. Ai nuk e pranon shifren e mesiperme per qytetin e Tiranes dhe thote, sigurisht vetem me hamendjen e tij, qe seroprevalenca e vertete ne qytetin e Tiranes eshte 20 deri 25%. Ketu ai i referohet dhe burimeve epidemiologjike nga SHBA te cilat konfirmojne qe prevalenca e vertete e infeksionit ne popullate eshte 10 here me e larte se sa numri i individeve te deklaruar zyrtarisht.

Pra, duke u nisur nga kjo reference e permendur nga vete Z. Brataj, dhe sic pohon dhe vete ai ne prononcimin e tij, ne qoftese numri i personave te deklaruar ne Shqiperi si te infektuar me COVID-19 deri tani eshte rreth 60 000 atehere numri real i individeve te infektuar duhet te jete ne fakt 600 0000 qe korrespondon me rreth 21 % te popullates shqiptare. Deri ketu ne jemi dakord me Z. Brataj, por persa i perket qytetit te Tiranes ai eshte krejt gabim pasi kjo perqindje nuk mund te jete e vlefshme per kryeqytetin.

Dihet qe Tirana, sipas te dhenave zyrtare te deritanishme, perben gjysmen e rasteve me COVID-19 te gjithe Shqiperise. Atehere, ne zonat urbane te Tiranes duhet te jene deri tani te pakten 300 000 te infektuar nga COVID-19. Kjo vlere korrespondon dhe me shifren afer 50% te seroprevalences se antitrupave anti SARS-CoV-2 qe nxori dhe studimi i Akademise se Shkencave ne qytetin e Tiranes. Pra hamendja e Z. Brataj qe Tirana ka nje perqindje infeksioni prej maksimum 25% eshte e gabuar.

Pergezoj pa dyshim punen e Z. Brataj per organizimin e Urgjences Mjekesore, por e ftoj ate te konsultoje ekspertizen shkencore perpara se te prononcohet publikisht per studime jashte fushes se tij operacionale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!