“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Si të dalloni shkakun e anemisë?
Mjeku: Anemia është një problem shëndetësor që ka të bëjë me numrin tepër të ulët të rruazave të kuqe të gjakut ose sasinë e ulët të hemoglobinës.
Kjo e fundit është një proteinë e pasur me hekur që i bashkëlidhet oksigjenit në mushkëri dhe e transporton atë në çdo ind e qelizë.
Shifrat globale të anemisë janë tepër të larta.
Kjo sëmundje prek 1.93 miliardë njerëz ose 27% të popullësisë së botës.
Të dhënat e disponueshme të Bankës Botërore, Organizatës Botërore të Shëndetësisë, UNICEF apo Institutit Të Shëndetit Publik ofrojnë një panoramë të përhapjes së anemisë në vendin tonë.
Kështu, në Shqipëri përqindja e grave të prekura nga anemia është 32.8 përqind.
Përhapja e anemisë tek gratë shtatzëna është 31%.
Të dhënat tregojnë se përhapja e anemisë është më e lartë në zonat rurale se sa në zonat urbane.
Megjithatë, ajo ulet me rritjen e e nivelit arsimor të nënës dhe indeksit të pasurisë.
Llojet E Anemisë
Lloji më i përhapur i sëmundjes është ai i shkaktuar nga defiçenca e hekurit.
Sëmundja shfaqet kur njeriu nuk ka mjaftueshëm hekur në organizëm ose përthithja e hekurit është e një niveli të dobët.
Lloji i dytë është anemia e shkaktuar nga defiçenca e vitaminave.
Sëmundja shfaqet në mungesë të vitaminës B12 apo acidit folik.
Anemia aplastike është e rrallë por ndodh kur trupi resht së prodhuari sasi të mjaftueshme të rruazae të kuqe.
Një gjë e tillë ndodh si pasojë e infeksioneve, ekspozimit ndaj lëndëve toksike, sëmundjeve autoimunitare dhe substancave narkotike.
Anemia Hemolitike vjen si pasojë e shpërbërjes së rruazave të kuqe në gjak ose në shpretkë.
Kjo mund të ndodhë si pasojë e sëmundjeve autoimunitare ose çrregullimeve të trashëguara.
Anemia si pasojë e një sëmundje kronike është një pasojë dytësore e sëmundjeve si kanceri, sëmundjet e veshkave, mëlçisë, tiroides, reumatizmës e të tjerë.
Ndryshimi Mes Anemisë Nga Mungesa E Hekurit Dhe Asaj Të Shkaktuar Nga Një Sëmundje Kronike
Anemia si pasojë e një sëmundjeje kronike shfaqet kur metabolizimi i hekurit në organizëm tjetërsohet.
Në terma më të thjeshta, trupi hidhet në mbrojtje si pasojë e inflamacionit në sistemit imunitar, gjë që shkakton rënie të hemoglobinës dhe përthithjes së vakët të hekurit.
Në këtë rast nivelet e hemoglobinës janë të pandryshueshëm dhe pak më të ulët se normalja që është 9.5 mg/dl.
Për shembull nëse anemia shfaqet si pasojë e një kanceri, qelizat kancerogjene prodhojnë disa substance që dëmtojnë ose shkatërrojnë rruazat e kuqe të gjakut.
Anemia nga sëmundjet kronike prek njësoj si femrat ashtu edhe meshkujt.
Anemia nga defiçenca e hekurit prek më shumë femrat.
Anemia nga sëmundjet kronike nuk trajtohet me suplementë të hekurit.
Çdo sasi hekuri e marrë shtesë mund të jetë e dëmshme në varësi të sëmundjes.
Suplementët e hekurit janë të dobishëm vetëm në rastin e anemisë së shkaktuar nga defiçenca e hekurit.
Anemia e shkaktuar nga mungesa e hekurit mund të zbulohet falë analizave të gjakut.
Megjithatë, janë simptomat që vërehen nga vetë pacientët që tregojnë më shumë për sëmundjen.
Siç e përmendëm, lodhja edhe pas gjumit, të ftohtit të vazhdueshëm, zverdhja e duarve dhe këmbëve, ethet dhe plogështia janë disa prej tyre.
Si Trajtohet Mungesa E Hekurit Në Organizëm
Trajtimi i anemisë së shkaktuar nga mungesa e hekurit nis me përmirësimin e regjimit ushqimor.
Burime Të Mira Ushqimore Të Hekurit
Burime të mira ushqimore të hekurit janë:
Spinaqi, agrumet, boronicat, gocat e detit, gjalpi i kikirikut, farat e kungullit, fasulet dhe thjerëzat, frutat e thata.
Sa i përket suplementëve, ato mund të merren vetëm nëpërmjet mjekut.
Ju këshillojmë që ushqimet e mësipërme t’i shoqëroni me ushqime me vitaminë C, si agrume, speca, luleshtrydhe etj
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.