MENU
klinika

Rama: Një pjesë do jenë në listën e 25 prillit

PS zgjedh grupin me 58 emra të rinj!

11.01.2021 - 10:29

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot të përzgjedhurit, të cilët do të vazhdojnë rrugëtimin për tu bërë pjesë e skuadër së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama inkurajoji të rinjtë që të japin maksimumin e tyre në akademinë politike.

Janë 58 djem dhe vajza te perzgjedhur, ndersa kryeministri tha se në mandatin e trete të qeverisë prioritet do të jenë të rinjtë.

Rama i tha të gjithë të rinjve, edhe ata që janë pjesë e këtij procesi, por edhe ata që u skualifikuan që ta ndjejnë veten pjesë të përpjekjës për fitoren e 25 prillit. “Procesi i përfshirjes së të rinjve – tha Rama- është një proces shumë i gjerë në shumë nivele të qeverisjes”.

“Dua t’i përshëndes dhe t’i falënderoj për këtë hap kurajoz të gjithë ata që e kanë kapërcyer fazën e parë dhe janë këtu me ne, vajza dhe djem që kanë kurajën dhe pasionin për të bërë ata që shumëkush e konsideron ose një hap të kotë ose një hap të gabuar të marruarit me politikë.

Politika nuk ka munguar asnjëherë qoftë në këto vite, qoftë më parë të japë mësime të gabuara të të jetuarit në mjedisin shoqëror, por nga ana tjetër politika nuk ka munguar përgjatë historisë së njerëzimit dhe historisë tonë që të tregojë se pa  ndryshuar politikën nuk ndryshon dot asgjë. Në fund të fundit përtej të gjitha atyre që thuhen, politika është për mirë dhe politika ka lindur për të bërë gjëra së bashku, që vec e vec nuk i bëjmë dot.

Më vjen mirë që kjo  nismë e PS, kjo nismë e re që materializohet për herë të parë në historinë e re, por edhe jo të varfër në eksperiencat e PS ka gjetur mbështetje për faktin se rreth 1600 vajza dhe djem, gra dhe burra të një gjenerate të re  kanë hedhur hapin që të shprehin interesin e tyre në mënyrë të guximshme dhe nga ana tjetër më vjen mirë që në gjithë këtë masë jo të vogël individësh, ambiciozë nuk ka qenë e lehtë për të filtruar ata të cilët sot janë këtu për fazën e dytë

Janë 58 emra që përfshihen në listën e atyre që e kanë prezantuar më mirë veten, kanë prezantuar më mirë pse-në e kësaj nisme individuale dhe kanë prezantuar më mirë fuqinë e ambicies së tyre.

Kjo nuk do të thotë se ata që nuk janë përfshirë në këtë listë janë më pak të talentuar, apo të prerë për tu përfshirë në këtë aktivitet sic është përfaqësimi politike.

Në fund të këtij procesi do të përzgjidhen ata që do të jenë pjesë e këtij procesi për skuadrën tonë për zgjedhjet e 25 prillit.

Mund të dish shumë, mund të jesh i zoti për të shkruar, për të bërë studime, për të hartuar raporte, mund të jesh këshilltar për një deputet, por nuk do të thotë se je i gatshëm për deputet. Unë dua t’ju inkurajoj që këtë eksperiencë të re të trajnimit ta shfrytëzoni maksimalisht dhe të përpiqeni të nxirrni më të mirën prej saj qoftë për të kapërcyer fazën e dytë, qoftë për ta pasur si një tjetër eksperiencë në ndërtimin e asaj figure që i duhet gjithsecilit, për tu kthyer nga një njeri i mirë, i ditur në një qytetar aktiv në përfaqësimin politik.

Të gjithë pa përjashtim, qoftë ata që janë dhe ata që nuk janë duhet ta ndjejnë veten pjesë të përpjekjes tonë. Procesi i përfshirjes së të rinjve është një proces shumë i gjerë në shumë nivele të qeverisjes.

Në mandatin e tretë do të kemi prioritet, siç e kemi pasur përfshirjen e sa më shumë të rinjve në nivelet e qeverisjes. Kështu që forca, me vullnet, me këmbëngulej, me pasion, pa u dorëzuar si në çdo provim të kësaj natyre, elementi subjektiv është i pashmangshëm.

Kush nuk është në formë në këtë moment nuk duhet të ligështohet. Shembuj historia ka plot. Njerëz që janë s’kualifikuar në momentet e fillimit të karrierës së tyre politike, nga konkurruese dhe pastaj kanë lulëzuar në karrierë, madje kanë lënë edhe gjurmë“, tha Rama.