“Mosha është vetëm një numër”. Kjo është shprehja që i shkon për shtat japonezit, Kazuyoshi Miura, i cili në moshën 53 vjeçare vijon ende të luajë futboll, duke i befasuar të gjithë.
Por ajo që ka tërhequr vëmendjen së fundmi është vendimi i sulmuesit për të vijuar të qëndrojë në fushën e blertë, teksa ka rinovuar edhe për një sezon me skuadrën e superligës japoneze, Yokohama.
Golashënuesi më i vjetër në futbollin profesionit japonez njihet në vend si “Mbreti Kazu”. Ai mbush 54 vjeç më 26 shkurt, një ditë para se të nisë edicioni në elitën e futbollit japonez, ndërkohë që po përgatitet për të luajtur sezonin e tij të 17-të me klubin të cilit iu bashkua në vitin 2005.
Ish-sulmuesi i Japonisë ka shënuar për herë të fundit kundër Thespakusatsu Gunmas në vitin 2017, në kategorinë e dytë të futbollit në Japoni, duke u bërë golashënuesi më i vjetër në futbollin profesionist japonez. Ai shënoi gol 50 vjeç e 14 ditë. Miura fitoi Kupën e Azisë me Japoninë në vitin 1992, teksa ka shënuar 55 gola në 88 ndeshje me kombëtaren aziatike.