Reshjet e shiut gjatë ditëve të fundit kanë sjellë problematika të shumta në qarkullimet e automjeteve në disa akse rrugore.
Në aksin Kukës-Krumë, rruga ka pësuar një çarje por pa shkaktuar problematikë të madhe teksa automjetet vijojnë të lëvizin.
Kujtojmë që si pasojë e rrëshqitjeve të dherave disa rrugë në kanë pësuar dëmtime të mëdha duke bllokuar totalisht qarkullimin e automjeteve.
Ndërkohë Bashkia e Kukësit njofton se akset rrugore në administrim të bashkive janë të qarkullueshme me pērjashtim të aksit rrugor Dushaj – Lekbibaj ku ka shembje dheu.
Gjatë ditës së sotme po punohet nga bashkitë për venien e mbajtjen në funksion të akseve rrugore nga rënia e gurëve, inerteve e pemëve. Gjendja e rezervareve është nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat përgjegjëse.