MENU
klinika

I kthehet deklaratave për luftën

Vuçiç: Konflikti i ngrirë do të thotë të presësh të…

12.01.2021 - 10:10

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i është kthyer sërish deklaratave për luftën, ku thekson se nëse Kosova do të anëtarësohet në ndonjë organizatë ndërkombëtare do të ketë surpriza të pakënshme.

Në një deklaratë për mediat vendase Vuçiç është shprehur se ato dhe mentorët e tyre e dinë se unë nuk gënjej.

“Nëse Kosova përpiqet të anëtarësohet në ndonjë organizatë ndërkombëtare, befasitë e shumta do ta presin atë. Ata e dinë që unë nuk po gënjej.

Unë nuk jam vetëm duke iu drejtuar atyre, por edhe mentorëve të tyre. Dhe unë them se ata do të kenë shumë surpriza, jo një ose dy.

Një konflikt i ngrirë do të thotë të presësh që dikush të nxjerrë i pari shpatën, nuk do të doja që bijtë e mi të shkojnë në luftë.

Nuk duhet të na hyjë gjaku në trurin tonë, duhet të jemi realistë, njerëzit duhet të dinë se cilat janë të gjitha rreziqet e një konflikti të ngrirë. Shqiptarët nuk janë në thelb të gatshëm për një zgjidhje kompromisi”, është shprehur Vuçiç.

Vuçiç ndër të tjera foli për forcën e Serbisë dhe “mençurinë e racionalitetin”.

Nëse e di që nuk mund të marrim gjithçka , por që ne mund të jemi po aq të kënaqur dhe të pakënaqur sa shqiptarët.

Edhe pse jeni të fortë, nuk duhet të përdorni fjalë të ashpra, sepse ne po ndërtojmë paqen dhe duhet ta ruajmë atë.

Forca serbe nuk duhet të nënkuptojë arrogancën, por mençurinë dhe racionalitetin”, ka thënë ai per mediat serbe!

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë

Zotohen për thellim të bashkëpunimit

Kosova dhe M. e Veriut nënshkruajnë tri marrëveshje