MENU
klinika

Mesazhi për Vuçiçin

Haradinaj: Ndihet i fortë sepse kemi një President të dobët

12.01.2021 - 11:57

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili pretendon të bëhet President ka dhënë një mesazh të qartë për Aleksandar Vuçiç.

Haradinaj thotë se Vuçiç e Serbia i është rikthyer kërcënimeve të zakonshme kundër Kosovës pasi momentalisht vendi ka një President të dobët në detyrë, Vjosa Osmanin.

Ai thotë se Kosovës i dueht një President i fortë që qëndron fort dhe është i denjë të përballet me kundërshtarin agresiv.

STATUSI NGA RAMUSH HARADINAJ

Fqinji ynë agresiv po u kthehet kërcënimeve të tij të zakonshme kundër Shtetit tonë.

Ai ndihet i fortë tani kur Kosova ka një Qeveri të shkarkuar dhe një President të dobët në detyrë.

Ne kemi nevojë për një President i cili qëndron fortë për Kosovën dhe është i denjë të përballet me kundërshtarin agresiv, Serbinë.

Ndërsa e krijuam ushtrinë në kohën sa isha Kryeministër, një punë që ishte kundër bindjes së fqinjit tonë, në mandatin tim si president, Kosova do të bëhet pjesë e NATO-s!

Ky është çelësi i sigurisë dhe i paqes në rajon dhe përgjigja më e mirë në deklaratat luftënxitëse të Vuçiqit!