Të ardhurat e naftës së Iranit janë përgjysmuar që kur SHBA vendosi sanksione ndaj Republikës Islamike në 2018, njoftoi agjencia turke e lajmeve Anadolu, duke cituar një postim në Instagram të guvernatorit të Bankës Qendrore iraniane, Abdolnaser Hemmati.
Sipas kreut të bankës qendrore të Iranit, të ardhurat e vendit nga shitja e naftës kanë rënë nga më shumë se 40 miliardë dollarë në 2018 në më pak se 20 miliardë dollarë në 2019 dhe 2020. Banka qendrore gjithashtu kishte qasje shumë të kufizuar në ato të ardhura, Tha Hemmati.
Sanksionet e SHBA ndaj eksporteve të naftës së Iranit kanë qenë një “fushatë e paparë e presionit maksimal” që ka ndikuar në çdo sektor të ekonomisë iraniane, shtoi ai. Qysh në vitin 2019, Ministri i Naftës i Iranit Bijan Zanganeh pranoi që industria e naftës së Iranit kishte marrë një “goditje vdekjeprurëse” nga sanksionet e SHBA.
Në fillim të kësaj jave, Irani tha se SHBA duhet t’i paguante Teheranit sa 70 miliardë dollarë amerikanë si kompensim për të ardhurat e humbura të naftës për shkak të sanksioneve të SHBA, si një parakusht për një kthim në marrëveshjen bërthamore.
Kamal Kharrazi, kryetari i Këshillit Strategjik të Iranit për Marrëdhëniet e Jashtme, një organ që këshillon Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ali Ali Khamenei, tha se kjo pagesë do të ishte një parakusht nëse Presidenti i zgjedhur i SHBA Joe Biden dëshiron të kthehet në të ashtuquajturën marrëveshje bërthamore iraniane, sipas një transmetimi shtetëror të Republikës Islamike të Iranit, cituar nga Bloomberg.
Presidenti i zgjedhur Biden është zotuar t’i ofrojë Iranit një rrugë kthimi drejt diplomacisë dhe një kthim në marrëveshjen bërthamore. Nëse SHBA dhe Irani kthehen në një rrugë diplomatike, ka një shans që sanksionet e rrepta të SHBA ndaj eksporteve të naftës së Iranit mund të lehtësohen, duke hapur potencialisht rrugën për rreth 2 milion bpd të eksporteve iraniane të naftës së papërpunuar që kthehen në treg.
Muajin e kaluar, autoritetet iraniane dukeshin të sigurta se mund të ishin në gjendje të shisnin sa 2.3 milion bpd naftë në vitin e ardhshëm iranian që fillon në mars 2021, sipas projekt-ligjit të buxhetit të Iranit.
/Përkthyer dhe përshtatur për Konica.al nga OilPrice.com