MENU
klinika

Reagon ambasada gjermane në Tiranë: Deri më tani…

Nga erdhi vaksina anti-covid në Rinas?

12.01.2021 - 17:35

Ambasada gjermane nuk pohon dhe as nuk mohon dërgesën e vaksinave për Shqipërinë, dozat e së cilës mbërritën më 11 janar në vendin tonë nëpërmjet aeroportit të Rinasit.

Ambasada thekson se Gjermania e ka mbështetur Shqipërinë në përballimin e pandemisë së COVID-19 e angazhuar dhe në mënyra të ndryshme. Më tej thuhet se Shqipëria po mbështetet me një paketë prej 10 milionë eurosh.

“Ambasada nuk disponon deri tani informacione të mëtejshme në lidhje me vaksinën e dërguar më 11 janar 2021. Gjermania e ka mbështetur Shqipërinë në përballimin e pandemisë së COVID-19 e angazhuar dhe në mënyra të ndryshme. Kjo ka ndodhur (dhe po ndodh ende) përmes dhurimeve materiale dhe trajnimeve në fushën mjekësore, ndihmës së drejtpërdrejtë për shtresat në nevojë te popullatës dhe përmes një pakete prej më shumë se 10 milionë eurosh, ndër të tjera për këshillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për riorganizimin përgjatë krizës si dhe financimin shtesë te Rural Credit Guarantee Foundation”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Procesi i vaksinimit nisi një ditë më parë për bluzat e bardha. Sasia e dozave të vaksinës u dërguan dorazi nëpërmjet Rinasit. Zakonisht, vaksina të tilla transportohen me kamionë të posaçëm pasi kërkojnë temperatura minus 70 gradë./ Panorama

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!