MENU
klinika

Defekt në linjën e tensionit

70% e qarkut të Beratit në errësirë!

13.01.2021 - 10:02

Një defekt i rëndë në linjën e tensionit të lartë 220 KV të OST-së ka lënë në errësirë të plotë 70% të qarkut të Beratit.

Të gjitha zonat periferike dhe ato rurale ndodhen prej disa orësh në “terr” të plotë. Aktualisht furnizohen me energji elektrike vetëm qendrat e 5 qyteteve: Berat, Kuçovë, Skrapar, Poliçan dhe Urë-Vajgurore.

Me energji elektrike janë furnizuar edhe objektet e rëndësisë së veçantë, si spitalet, ujësjellësat, institucionet etj. Edhe pse defekti i linjën 220 KV të Operatorit të Sistemit të Transmetimit vijon prej orësh, nga specialistët e OSHEE-së Berat bëhet me dije se, po vijon puna për normalizimin e situatës dhe rikthimin e energjinë elektrike në zonat ku ajo mungon prej disa orësh.

Ende nuk bëhet e ditur nga ana e specialistëve të OSHEE-së se kur do të riparohet avaria në linjën e tensionit të lartë dhe kur do të rikthehet energjia elektrike, ndërkohë që mijëra abonentë në të gjithë qarkun e Beratit janë pa drita në banesat e tyre.
Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier