MENU
klinika

Situata ende problematike

Lezhë/ Qindra hektarë tokë të përmbytura

13.01.2021 - 10:10

Qarku i  Lezhës është ndër më të prekurit nga përmbytjet e shkaktuara gjatë ditëve të fundit, si pasojë e shirave intensivë. Edhe pse në qarqet dhe zonat e tjera situata ëhstë përmirësuar, gjendja në Lezhë mbetet problematike.

Edhe sot, qindra hektraë tokë bujqësore në Torovicë e Zadrimë janë të përmbytura nga uji.

Niveli i ujit është ulur sot, por vazhdojnë të jenë të bllokuara akset rrugore që lidhin fshatrat Pirrë dhe Blinisht. Gjithashtu niveli i ujit ka arritur disa centimetra në superstradën Lezhë-Shkodër gjë e cila ka bërë të pamundur lëvizjen.

“Qarku i Lezhës ka qenë ndër zonat më problematike,  pasi kemi patur 4500 Ha të përmbytura dhe  janë evakuuar reth 40 familje, ndërkohë zonat më të prekura kanë qenë Bashkia e Lezhes dhe e Kurbinit. Situata ka nisur të përmirësohet, por vazhdojmë të kemi problematika.

Tani që ne flasim niveli i ujit ka rënë, por në zonën e Torovicës, Zadrimës, vazhdon të ketë prezencë të ujit dhe janë qindra hektarë tokë të përmbytura, ndërkohë që vazhdojnë të jenë të bllokuara akset rrugore që lidhin fshatrat Pirrë dhe Blinisht dhe superstrada Lezhë-Shkodër ku niveli i ujit ka arritur në disa centimetra, çka është e pamundur lëvizja”, tha Hila.