MENU
klinika

Rrugët nacionale, të kalueshme pa probleme

Ulen temperaturat, akull e borë në zonat malore në Dibër

14.01.2021 - 09:53

Mbrëmja e djeshme ka përkeqësuar situatën në zonat malore të Qarkut Dibër.

Rënia e ndjeshme dhe e menjëhershme e temperaturave ka bërë që  vendi të mbërthehet nga akulli.

Në lartësinë mbi 500 metra mbi nivelin e detit pati edhe reshje dëbore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Situata më problematike paraqitet në njësitë e thella të Bashkisë Dibër, si në Lurë, Kala e Dodës, Arras, Selishtë, Zall – Dardhë, Reç e Sllovë, ku trashësia e borës varion nga 10 deri në 20 cm.

E njëjta situatë është edhe në njësitë Administrative Trebisht, Martanesh dhe Tërnovë.

Ndërkohë, rrugët nacionale Peshkopi – Tiranë dhe Peshkopi – Kukës janë të kalueshme pa probleme.