14.01.2021 - 10:32
Policia Vendore e Shkodrës ka pësuar disa ndryshime në rang drejtuesish.
Bëhet me dije se zëvendës drejtori i policisë vendore të Shkodrës Lorenc Meta nuk do të jetë më në këtë post. Meta do të transferohet në drejtorinë e përgjithshme në pozicion tjetër si specialist.
Lorenc Meta shërbeu për një periudhë të gjatë në Shkodër si numri dy i policisë.
Mësohet se në vend të tij drejtuesit e policisë si zëvendës drejtor të Shkodrës kanë emëruar Kujtim Gjokën, i cili më përpara ka qenë në policinë vendore të Lezhës.