14.01.2021 - 10:43
Reshjet e dëborës kanë përfshirë qytetin e Bulqizës që prej ditës së djeshme.
Deri tani, trashësia ka arritur deri në 3 centimetër në qytet dhe në 20 centimetër në zonat e thella, kryesisht në njësitë administrative Trebisht, Ostren dhe Martanesh.
Mëngjesin e sotëm, ka pasur prezencë të ngricave në rrugë si pasojë e uljeve të temperaturave. Për pasojë, automjetet janë detyruar që të vendosin zinxhirët për të kaluar në disa rrugë rurale.
E njëjta situatë është dhe në rrugën e Qafë Buallit, ku kalojnë mjetet e transportit të minatorëve dhe transportit të Kromit.