MENU
klinika

Ish-drejtoresha e INSTAT publikon shifrat

Shpopullimi/ “Shqipëria ka kaluar Sirinë dhe Irakun! Jemi vendi i parë me…”

14.01.2021 - 11:47

Ish-drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja ka publikuar shifra alarmante sa i përket emigracionit në Shqipëri.

Në aktivitetin e organizuar nga Presidenti, Ilir Meta për fenomenin e shpopullimit, Ines Nurja thotë se për vitin 2019, Shqipëria zë vendin e parë, duke kaluar edhe Sirinë sa i përket krekëzave për azil ekonomik.

Ajo thotë se janë 85 persona që kërkojnë azil ekonomik në 10 mijë banorë.

“Shqipëria zë vendin e parë, madje ka kaluar edhe Sirinë dhe Irakun për njerëzit që kërkojnë azil ekonomik. Pra janë 85 persona për 10 mijë banorë që kërkojnë azil ekonomik vetëm për 2019. Pra Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të azilantëve për popullsi”, tha Nurja.

Një shqetësim tjetër që ngriti doktoresh Nurja është edhe fakti qëndrimi ilegal në vendet e BE, ku Shqipëri sërish zë vendin e parë.

“E njëjta gjë është parë edhe për qëndrimet ilegale. Shifrat janë tepër alarmanete. Jo vetëm që jemi vendi i parë, por me një ndryshim shumë të madh nga vendet e tjera. Shqipëria ka 130 persona për 10 mijë banorë që rrinë në mënyrë ilegalë”, tha Nurja.