Kryeministri Edi Rama teksa ka vizituar Qendra e Re Shëndetësore Nr.1, Tiranë, ka folur edhe për skanadalin e ku sanitarja e Shefqet Ndroqit, Tire Alldervishi, hiqej si infermiere dhe i ka marrë 8 mln lekë një familjarje të pacinetes e cila ishte me Covid.
Rama është shprehur se “nuk ka pyll pa derra” por që nuk duhet të mendojnë qytetarët që kjo punë funlsionon në këtë mënyrë.
“Puna e mirë e gazetarëve investigativ ka nxjerrë në pah një llum të papërtypshëm dhe njëkohësisht nuk kanë provuar përkundrazi nuk ka rezultuar se sanitarja të ishte e lidhur me mjekët dhe kjo të ishte zinxhir. Duhet të jetë një këmbanë alarmi për të gjithë njerëzit që të mos ndjekin rrugë të tilla, por patjetër që nuk ka pyll pa derre pasi në një situatë të tillë mund të ketë dhe mjekë. Por nuk duhet të mos marrim parasysh heroizmin dhe punën e mjekëve. Disa nga kolegët tuaj kanë humbur jetën dhe ju jeni më të ekspozuarit dhe jo vetëm s’keni lënë njëri në rrugë, por rrezikoni jetën për ta,” tha Rama