MENU
klinika

Njësitë administrative ku hasen më shumë probleme

Ngrica dhe akulli “mbulojnë” qarkun e Dibrës

15.01.2021 - 09:25

Ulja e temperaturave ka bërë që të bjerë borë në Dibër, ndërsa nuk kanë munguar edhe ngricat.

Mbrëmja e së enjtes është shoqëruar sërish me reshje bore të cilat kanë përfshirë zonat nga 400 metra mbi nivelin e detit.

Ndërkohë moti u shoqërua me rënie të ndjeshme të temperaturave që zbritën deri në -6° C në zonat malore.

\Situata në Njësitë Administrative të Dibrës si Kala e Dodës, Selishtë, Lurë Zall – Dardhë etj vijon të jetë problematike pasi trashësia e borës ka arritur deri në 40 cm.

Në të njëjtën situatë ndodhet edhe Njësitë Administrative, Martanesh, Trebisht, Ostren të Bashkisë Bulqizë. Tërnova e Madhe dhe Tërnova e Vogël në Njësinë Administrative Zerqan janë të izoluara.

Edhe në rrugët nacionale paraqitet ngricë, ndërsa po punohet që të mbahen të pastra. Policia e Dibrës këshillon drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes dhe të kenë me vete zinxhirë.