Dyshimet kishin lindur prej kohësh, edhe pse vetë këngëtarja vazhdonte të pranonte se, pavarësisht “ndarjes”, me Dj Geek miqësia vazhdonte dhe se ata do të vijonin të kishin sërish bashkëpunime në muzikë. Por të qenit bashkë gjithmonë nuk i ka lënë për shumë kohë miq, sepse e kanë kuptuar që s’mund të rrinë më larg larg njëri-tjetrit me zemër.
Në këto ditë të para e të ftohta janari, kur një pjesë e mirë e personazheve të njohur po shëtitin vende me borë, edhe Dafina me të dashurin e saj kanë zgjedhur të bëjnë të njëjtën gjë.
Çfarë më shumë se bardhësia e borës mund ta rikonfirmonte lidhjen e dashurisë dhe veç saj, edhe një puthje e postuar në Instagram?
Në këtë mënyrë, këngëtarja dhe Dj Geek u japin fund të gjitha dyshimeve duke konfirmuar edhe një herë romancën, e cila për një kohë të gjatë ka qenë jashtë syve kureshtarë të publikut (edhe pse ky i fundit, zor se mund të mashtrohet lehtë apo jo?)
Urime edhe një herë Dafinës dhe Dj Geek.