15.01.2021 - 16:33
Në një deklaratë të fundit në “Twitter” mbi zgjedhjet e 25 prillit, ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim e ka vënë theksin te pastërtia e figurës së kandidatëve për deputetë dhe parandalimi i blerjes së votave.
Pas takimit me kryetarin e KQZ Celibashi, dhe zv/kryetaren Pelinku, Yuri Kim shprehet:
“Ne mbështesim përpjekjet e KQZ-së për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme në 25 prill, duke zbatuar ID-në biometrike dhe masat e tjera të nevojshme, sigurimi i kandidatëve të pastër; parandalimin e blerjeve të votave dhe manipulimit të tyre“, shkruan ajo.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Kam folur me Metën, Ramën dhe Bashën"
“Nuk është koha për politikë si zakonisht”, Yuri Kim mesazh qytetarëve
“Jam gati t’i përvishem punës”