MENU
klinika

Rama kritikoi Francën se s’po shpërndante vaksinat

Ambasada e Francës: S’mund të sulmohet kështu një vend mik dhe aleat!

16.01.2021 - 12:38

Ambasada Franceze në Shqipëri i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama, i cili në një intervistë tha se Franca kishte mbajtur vaksinat kundër koronavirusit stok dhe nuk ua ka shpërndarë vendeve në nevojë.

Ambasada i kujton Ramës se BE, është donatori më i madh në vend me 100 milion euro në sektorë të ndryshëm.

Ndër të tjera mohon se Franca ka stok vaksinash, teksa lajmin e Ramës e ka konsideruar të pavërtetë teksa shkruan se është e papërshtatshme të sulmosh në këtë mënyrë një vend mik dhe aleat.

cxvxcnvbbcb.jpg