Dita e dielë do të shënojnë një rënie të theksuar të temperaturave minimale në zonat malore. Termometri pritet të bjerë 15 gradë nën zero.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit thotë se sot pasdite (e shtunë, dt. 16) dhe nesër (e diel, dt. 17) nuk priten reshje pothuajse në të gjithë qarqet, përveç disa zona të lokalizuara ku mund të priten reshje lokale të dobëta.
Ndërsa në zonat malore në juglindje të vendit, mbi 500 m mbi nivelin e detit, priten reshje ne formë dëbore.
TEMPERATURAT
Nesër (e diel, dt. 17) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: -1 / 5 °C
në vendet e ulëta: -4 / 2 °C
në vendet malore: -15 / -3 °C
ERA
Sot pasdite (e shtunë, dt. 16) era pritet të jetë mesatare deri e fortë (kryesisht në bregdet dhe në veri të vendit), ndërsa nesër (e diel, dt. 17) era pritet të fryjë e lehtë.