MENU
klinika

Në prag të dialogut Turqi-Greqi

Ministri i jashtëm gjerman vizitë në Ankara

16.01.2021 - 16:10

Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas do të vizitojë Ankaranë pasi Turqia dhe Greqia kanë dhënë sinjale për t’u ulur në dialog.

Mediat e huaja raportojnë se Maas do të tentojë të ulë palët në dialog duke bindur fillimisht Turqinë, edhe pse kjo e fundit ka ftuar Greqinë për negociata, teksa pala tjetër ka pranuar.

Maas do të takohet me homologun Mevlüt Çavuşoğlu, ky i fundit ka propozuar që të takohet me Dendias në Tiranë pas ftesës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Nga ana tjetër përflitet edhe për një takim Erdogan-Mitsotakis teksa si fillim me të gjitha gjasat do të jenë ministrat e jashtëm që do ulen në dialog këtë janar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN