Për shkak të motit të ftohtë, në shumë akse rrugore në vend ka prani të akullit.
Drejtoria e Autoritetit Rrugor Shqiptar jep disa këshilla për drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes në rrugë.
Këshillat:
Udhëtoni me kujdes gjatë dimrit!
UDHËTONI ME KUJDES në ditët me mot të acartë!
🚗🌨❄️☃️
✅Verifikoni që sistemet e ngrohjes së kabinës, xhamave dhe pasqyrave funksionojnë në mënyrën e duhur!
✅Përdorni antifreeze për sistemin e ftohjes së motorit!
✅Qarkulloni vetëm me goma të përshtatshme për stinën e dimrit!
✅Mbani gjithnjë në makinë mjetet e domosdoshme për qarkullimin në temperatura ekstreme (zinxhirë, pastruese për akullin e xhamave, etj.)
🌨Kur ka dëborë apo ngricë, koeficienti i fërkimit me asfaltin ulet ndjeshëm. Ruani distancë sigurie shtesë nga mjeti që ju paraprin!
⚠️Mos kryeni manovra të nxituara veçanërisht në prani të dëborës!
‼️Tregohuni të kujdesshëm me frenimin dhe rrotullimet e timonit!