MENU
klinika

Dhe jep lajmin: Brenda 2021…

MEPJ përkujton 553-vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar

17.01.2021 - 13:11

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përkujtuar sot 553-vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

MEPJ ka shpërndarë në rrjetet sociale një video ku shfaqen bustet e heroit legjendar në disa vende të botës: Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Itali, Zvicër, SHBA etj.

Ndërkohë në kuadër të këtij përvjetori, këtë të diel përurohet një tjetër monument i Skënderbeut në qytetin italian, në Bari.

Gjithashtu, brenda vitit 2021 pritet të inaugurohet busti i ri i Skënderbeut, në Hungari, ndërsa vijojnë përpjekjet për të inicuar ngritjen e të tjera monumenteve në qytete të tjera.

STATUSI I PLOTE I MEPJ
Përkujtojmë sot me respekt udhëheqësin e parë të shtetit shqiptar, qëndrestarin heroik të mbrojtjes së vendit dhe vlerave evropiane, heroin legjendar të kombit, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Figura e tij është shenjtëruar në simbol dhe element të identitetit kombëtar. 🦅
#Skënderbeu do të kujtohet ndër breza si udhëheqës i suksesshëm e vizionar, mjeshtër i madh i luftës, prijës i një vendi të vogël, por me respekt e vlerësim ndërkombëtar. Politika e jashtme e tij ishte politikë e aleancave me aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë të kohës, e ndërtuar me inteligjencë e diplomaci.
Ky “flamur frymëzues” i mobilizimit të popujve për liri, “valëvitet” i respektuar anembanë botës. Për trashëgiminë e tij flasin bustet, monumentet, emrat e shesheve e rrugëve të disa prej kryeqyteteve evropiane e botërore. Çdo shqiptar larg atdheut, s’ka si të mos ndihet krenar kur në dhè të huaj lexon: “Skënderbe”.🇦🇱👐🇦🇱