MENU
klinika

Meteorologjia: Priten reshje intensive shiu

Korporata Elektroenergjitike merr masa për t’i paraprirë përmbytjeve

17.01.2021 - 17:21

Sipas parashikimeve meteorologjike në vendin tonë priten reshje intensive shiu në periudhën 22-26 janar. Për këtë arsye Korportata Elektroenergjitike Shqiptare bën me dije se ka marrë masa për t’i paraprirë përmbytjeve.

KESH njofton se shkarkimet e kontrolluara në Hec Vau Dejës u rritën nga 300 m3/s në 700 m3/s me synim parandalimin e shkarkimeve të mëdha në momentet e pikut të prurjeve natyrore. Në deklaratën e KESH thuhet gjithashtu se shkarkimet nuk do të kenë ndikim në zonën e nën-Shkodrës.

Njoftimi i plotë i KESH

Raportet meteorologjike parashikojnë se për periudhën 22-26 Janar 2021 priten rreshje intensive shiu, në të tre basenet e kaskadës së lumit Drin dhe për pasojë prurjet në Hec Fierzë, Koman dhe Vau Dejës priten të rriten ndjeshëm.

Sekretariti Teknik i Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave vijon punën në marrjen e masave paraprake për ti paraprirë situatës që pritet të vijë në ditët në vijim.

Për këtë arsye, shkarkimet e kontrolluara në Hec Vau Dejës u rritën nga 300 m3/s në 700 m3/s me synim parandalimin e shkarkimeve të mëdha në momentet e pikut të prurjeve natyrore.

Shkarkimet do të menaxhohen me kujdes duke ndjekur në dinamikë zhvillimet meteorologjike. Bazuar në informacionin aktual të prurjeve, shkarkimet nuk do të kenë ndikim në zonën e nën-Shkodrës.

KESH, do të vijojë bashkëpunimin me autoritetet përgjegjëse dhe do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbritje ekstreme e temperaturave

Stuhia ‘Leandros’ mbërthen Ballkanin