MENU
klinika

Ngrijnë rrugët dhe tubacionet e ujit të pijshëm

Acari “mbërthen” Dibrën, temperaturat – 13°C

18.01.2021 - 11:29

Acari dhe i ftohti ka mbërthyer gjithë qarkun e Dibrës. Raportohet se temperaturat minus 13 gradë celcius kanë ngrirë rrugët e tubacionet e ujiit të pijshëm.

Qarku i Dibrës vijon të jetë i mbërthyer nga acari i ditëve të fundit. Mbrëmjen e së dielës termometri ka zbritur deri në -13° C në Bulqizë e Dibër, duke krijuar ngrica të mëdha në rrugë e rrjetet e ujit të pijshëm.

Shumë fshatra janë të izoluar për shkak të akullit në rrugë. Fshatrat Tërnovë e Madhe dhe Tërnova e Vogël, Njësia Trebisht dhe Ostren, Martanesh, banorët nuk kanë komunikim me Bulqizën apo Peshkopinë.

Rruga Qaf Bualli – Krastë është e kalueshme vetëm me zinxhirë për shkak të prezencës së madhe të akullit. Në shumë fshatra tubacionet e ujit të pijshëm kanë ngrirë duke lënë pa furnizim me uji mijëra banorë.

Situatë problematike paraqitet edhe në Njësitë Administrative të Dibrës si Lura, Selishta, Kala e Dodës, Zall-Dardhë, Reç etj. Banorët apelojnë prej ditësh për ndërhyrje në hapjen e rrugëve të fshatrave, pasi janë drejt izolimit të plotë.

Rruga Peshkopi – Tiranë kalohet paprobleme, ndërsa Peshkopi- Kukës ka disa segmente me prani të akullit si pasojë e ujërave të rrjedhshëm që dalin në trase.

Policia e Dibrës këshillon të gjithë drejtuesit e mjeteve edhe në zonat rurale të bëjnë kujdes dhe të mos lëvizin pa zinxhirë në rrugë me prezencë akulli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mungesë energjie elektrike dhe uji të pijshëm

Probleme me ngricat në qarkun e Dibrës