MENU
klinika

Sot në 14:00 merret vendimi, skenarët

A do të rikthehen studentët në auditore?

18.01.2021 - 11:51

Sot në orën 14:00 do të vendoset si do të vijohet me mësimin në universitete. Ministrja e Arsimit Evis Kushi do të zhvillojë një takim me rektorët e universiteteve.

Mësohet se temë diskutimi do të jetë rikthimi ose jo në auditore për sezonin e provimeve.

Rektorët kanë disa skenarë për t’i propozuar ministrisë, një prej tyre është edhe rikthimi në auditore por kjo shihet me rezerva gjithmonë duke u bazuar në kapacitetet e auditoreve dhe rëndësinë e ruajtjes së distancës.

Rektorët pritet që të shfaqin edhe problematika të tjera që janë shfaqur gjatë kësaj periudhe në mësimin online për shkak të pandemisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rënia e ndjeshme e temperaturave/ Si do të bëhet ajrosja e shkollave?

Ministrja e Arsimit del me një njoftim të rëndësishëm për institucionet arsimore