Studentët kanë hapur një peticion për hapjen e auditorëve për seminare, prakrika dhe laboratorë.
Bëhet me dije se studentët kërkojnë që të hapen auditore për seminare duke respektuar masat anti Covid.
Peticioni i studentëve i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministres së Arsimit Evis Kushi dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Kujtojmë që Kushi pritet që të zhvillojë një takim me rektorët e universiteteve, sot në orën 14:00.
Sipas informacioneve për mediat, tema e diskutimit do të jetë nëse duhet të rikthehen studentët në auditore për sezonin e provimeve.
Peticioni i studentëve:
Drejtuar: Kryeministrisë, Ministrisë së Arsimit , Ministrisë së Shëndetësisë
Prej muajsh ndodhemi në mësim ONLINE dhe jo në AUDITORE.
Universitetet ishin të parët që u mbyllën, ku çdo ambjent tjetër është i hapur.
Për studentët mësimi online është dështim dhe nuk mund të vazhdojë më tej.
Në kemi zhvilluar sondazhe në portalin tonë Studentët Denoncojnë ku mbi 80% e studentëve kërkojnë që auditoret të hapen për të paktën seminaret, praktikat dhe punët laboratorike.
Kërkojmë në emër të studentëve që të hapen auditoret për studentët e Universiteteve shtetërore dhe private për seminaret, praktikat dhe punët laboratorike duke respektuar të gjithë masat e udhëzuar nga Ministria e Shëndetësisë.
#HapniAuditoret.