MENU
klinika

"Po negociojmë me të gjitha kompanitë"

Rama skeptik për COVAX-in: Ja pse nuk e morëm menjëherë të gjithë sasinë e vaksinave

18.01.2021 - 18:31

Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëveshjen e arritur nga qeveria me kompaninë Pfizer, e cila prodhon vaksina kundër koronavirusit.

Ai u shpreh se Shqipëria është në negociata me të gjitha kompanitë që prodhojnë vaksina, në mënyrë që të sigurohen sa më shumë, ndërkohë që ka treguar edhe pse nuk ka porositur nga Pfizer të gjitha vaksinat që i duhen Shqipërisë.

Sipas tij, çmimi që është fiks dhe elementet e e tjera të sigurisë kanë bërë që qeveria të sigurojë vetëm një pjesë të dozave që na duhen, ndërsa shtoi se ende nuk dihet se kur do të fillojë shpërndarja e vaksinave nga platforma COVAX.

“Kemi dakordësuar me Pfizerin për 500 mijë doza dhe me kontratën e nënshkruar pak më parë pas një negociate jo të lehtë, është marrë parasysh për nevoja potenciale të mëtejshme, pasi qëllimi ynë ka qenë të sigurojmë një sasi vaksinash, duke patur parasysh raportin e sasisë me planin kombëtar të vaksinimit, duke mos harruar se janë një sërë vaksinash të tjera, qoftë ato që tani më presin aprovimin, qoftë vaksina AstraZeneca që është aprovuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe rpet aprovimin ën nivelin europian apo edhe vaksinat që janë në dalje e sipër. Do të ishte e nxituar dhe e gabuar që të kontraktonim menjëherë të gjithë sasinë e nevojshme të vaksinave, duke patur parasysh edhe çmimin fiks dhe i panegociueshëm por edhe procesin e vaksinimit, që është një process me 2 doza dhe me një sërë elementësh të tjerë sigurie që ne i kimi garantuar por në tërësinë e vet kjo vaksinë ka shtrenjtësi në raport me të tjerat.

Kemi siguruar akses me Pfizer-in për doza të mëtejshme por edhe i kemi lënë vetes hapësirë për të marrë vaksina të tjera. Jemi në negociata të vazhdueshme me kompanitë apo me shtete të tjera, pasi i gjithë procesi i shpërndarjes është një proces shumë më i ndërlikuar. Edhe OBSH ka folur me një shqetësim jo të vogël për katastrofën morale për mos garantin të aksesit në vaksinim. Sot përjashto Serbinë dhe Shqipërinë, asnjë vend i rajonit nuk ka filluar vaksinimin. Të gjitha vendet e rajonit kanë parapaguar për të marrë vaksinën përmes COVAX-it, një platformë e krijuar për t’u dhënë mundësi vendeve për të aksesuar vaksinën, por kjo platformë ende nuk është hapur. Flitet se do të nisë së shpejti por askush nuk e di se kur”, tha Rama.