MENU
klinika

Zgjedhja e Markut si drejtues politik i PD për Lezhën

Shpëtim Nazarko: Politikës i duhen sa më shumë intelektualë, por fushata kërkon…

18.01.2021 - 22:06

Ndërsa Partia Demokratike po shkon drejt zyrtarizimit të emrave të drejtuesve politike në qarqe, një prej tyre, profesori i njohur Mark Marku, të cilit iu besua Qarku i Lezhës ishte sot në studion e emisionit “Real Story” në News24.

Shpëtim Nazarko: Prurja e një intelektuali në Parlament është domosdoshmëri. Niveli në Parlament ka qenë i lemeritshëm. Duhet të kemi parasysh se intelektualet gjithnjë e më shumë po ikin nga vendi.

PD ka bërë një zgjedhje të mirë besoj unë, se nëse deputetët vjetërsohen, intelektualët mbeten. Edhe Marku është zgjedhje e mirë, në gjendjen që është , në ato aftësitë praktike se zgjedhja e deputetëve në të gjitha krahët ka qenë shumë e sforcuar, duhet forcë, duhen para, nuk e di sa do ta kompensojë këtë forca e fjalës së Markut.

Do isha i lumtur të ishte edhe Gurakuqi në atë parti. Po shoh me shumë trishtim se niveli i luftës politike është më i varfri i 30 viteve të fundit.

Mark, ne intelektualët s’jemi aq të pasur sa të hyjmë në oqeane ku duhet makina e parasë…

Mark Marku: Unë kam bërë fushatë në 2009 dhe njerëzit e kishin një skepticizëm, pse ky? Bëra fushatë në mënyrë sistematike sa edhe ata u habitën bëra plan fushate, organizova stafin, nuk është paguar para ta them në mënyrë absolute. Shpëtim ka qenë parti pushteti PD, flas për pjesën që kam ndjekur unë. Nuk ishte fryma që t’i të paguaje. Parimi im është që po e pagove elektoratin do të thotë që do ta vjedhësh. Në një zonë më thonë se X kandidat kishte futur 120 mln lekë në një zonë me 600 votues.

Sokol Balla: Mos thuaj që është komunë që e humbët?

Mark Marku: Kam shkuar shtëpi më shtëpi, iu kam thënë se buxheti është 400 mijë euro për ju, ju kam thënë pse po fut ky njeri kaq shumë para këtu? Po i fut që t’ju vjedhë buxhetin tuaj pastaj. Kishim edhe një kandidat të pavaruar, dhe ky që futi lekë doli i treti.

Shpëtim Nazarko: Bërja e fushatës kërkon lekë…

Mark Marku: S’jam miliarder, kam para aq sa të jetoj vetë. S’jam miliarder, vij nga shtresa e mesme.